Një nga të mbijetuarit e sulmit me bombë të Manchester Arena ka qenë pranë vdekjes edhe në sulmin terrorist të së enjtes, që tronditi Spanjën.

Ai është 30 – vjeçari Chris Pawley. Britaniku ishte duke vizituar Barcelonën bashkë me partneren e tij kur u përball për herë të dytë me terrorin.

Chris, i cili jeton në Manchester, i tha një gazete britanike se ndodhej në shëtitoren e famshme Las Ramblas kur një makine mori përpara turmën e këmbësorëve.

30 – vjeçari, i shpëtoi në muajin Maj sulmit kamikaz në një koncert të Ariana Grandes në Manchester Arena, ku humbën jetën 22 persona.

Në atë kohë Chris rrëfeu për mediat britanike se ishte larguar nga arena, ku mbahej koncerti, vetëm pak sekonda para se një kamikaz të hidhte veten në erë.

TV KLAN