Pas sherrit me gruan, i dehur mori foshnjen në makinë. Por sa doli në vendin e quajtur Ura e Kuçit, në rrugën Berat -Lushnje, makina fillimisht u përplas me një furgon, më pas përfundoi në kanal.  

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës dhe drejtuesi është Viktor Toska, 40 – vjeç nga Berati.

 

“Nuk e kuptuam si na erdhi përballë”,

tregon drejtuesi i furgonit. Ai po kthehej nga tregu i frutave – perimeve, kur Benzi u përplas me të.

 

Ishin kalimtarë të rastit ata që i dhanë ndihmën e parë 40 – vjeçarit dhe foshnjes.

 

Të dëmtuar rëndë, ato u dërguan në spitalin e Lushnjes. 

 

Mjekët thanë se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, kurse drejtuesi Toska nuk ishte në gjendje t’u jepte sqarime ekspertëve të policisë. 

 

Policia mori në pyetje persona që udhëtonin me furgonin që u përplas Benzi, ndërsa vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ABC News