Burri i cili vrau një studente angleze është lënë i lirë dhe është parë duke darkuar me miqtë në restorant.

Rudy Gruese, 29 vjeç, i ishte dhënë dënimi prej 16 vitesh, pasi qëlloi me thikë 21-vjeçaren Meredith Kercher, në Perugia. Ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj me 47 plagë thike.

3A5D7C4500000578-3934704-image-a-66_1479134769862

Tusciaweb, raportoi se Guese, i cili u fut në burg në vitin 2008, është parë duke ngrënë darkë me miqtë ne Viterbo, pasi iu dha lirim i përkohshëm nga burgu i Mammagiallas.

Kjo nuk është hera e parë që atij i është dhënë liri gjatë dënimit.

Ai mori lirim me kusht në muajin korrik për sjellje të mirë dhe kaloi pak kohë duke punuar në një qendër vullnetare.

3A5D7C4D00000578-3934704-image-a-70_1479135991208

Rudy Gruese ka dalë dy herë që nga ajo kohë dhe i ishte dhënë leje të hante mëngjes, darkë dhe drekë jashtë burgut./tvklan.al