Nuk do të kishte një kohë më domethënëse për të vënë në skenë një shfaqje për emigracionin. Do të jetë solisti i operas shtetërore të Vienës, Eno Peçi që bashkë me trupën kombëtare të baletit do të kërcejnë në skenën e Tiranës.
Me “Exil”, Eno i prezantohet publikut edhe si koreograf, një krijim i 2015, i interpretuar në skenat evropiane dhe që i erdhi koha të ngjitet edhe në skenën shqiptare.
Vepra është kuptuar mirë edhe nga balerinët. Në mos ata vetë, familjarët e tyre i përkasin kontingjentit, emigrantë nga Shqipëria.
Trishtimin që përcjellë “Exil”, e zëvendëson “Deja Vu”, një balet i dytë, serish me koreografi të Eno Peçit, ku ai edhe kërcen.
Të shtunën dhe të Dielën, Eno Peçi dhe artistët balerinë i gjeni në sallën e Universitetit të Arteve, në dy mbrëmje tingujsh e kërcimesh klasike dhe të kohës.
Tv Klan