E kishin mbushur motoskafin plot me drogë dhe udhëtonin drejt Italisë, por kjo duket se nuk ishte dita e tyre me fat. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, të cilët transportonin drejt brigjeve të Salentos rreth 500 kilogramë marijuanë.

Por mjeti i tyre lundrues u përmbys dhe pas operacionit të shpëtimit, Guardia di Financa gjeti në det plot gjysmë ton drogë, me një vlerë prej më shumë se 1 milionë euro.

Për pasojë dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u arrestuan për trafik ndërkombëtar droge. Sipas autoriteteve, motoskafi me të cilën lundronin dy shqiptarët dyshohet të jetë përmbysur për shkak të peshës së madhe./tvklan.al