Një 25-vjeçar nga fshati Kuqan i qytetit të Elbasanit ka përfunduar në burg. Emiljan  Ziu, ka qenë i shtruar me mjekim të detyrueshëm në Spitalin Psikiatrik dhe ka goditur kujdestarin e pavionit, 65- vjeçarin më inicialet H.P,  banues në Elbasan.

Kujdestari u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i riu është arrestuar nga policia, pasi ka ushtruar dhunë fizike./tvklan.al