Një shqiptari, i cili ështe i dënuar për trafik drogë ka surprizuar policinë italiane. Fabio Poloni ka gjetur një portofol me 1300 euro dhe e ka dorëzuar atë polici.

Pronari Luigi Filardi, me banim në Loreggia të Italisë është punonjës në një kompani industriale, humbi portofolin e tij, pasi kishte dalë nga puna. Filardi ka vënë re mungesën e portofoli dhe menjëherë, ka bërë një denoncim në polici. Gjatë kohës që ai ka thënë se në portofol kishte 1300 euro, karabinierët i kanë treguar se kuleta e tij ishte aty, pasi një i ri shqiptar e kishte gjetur.

Filardi ka dashur që t’i dhurojë shqiptari 300 euro, por ai nuk ka pranuar./tvklan.al