Një 22-vjeçar shqiptar u vra në një tentativë për të grabitur një çift të rinjsh italianë. Viktima është Aurel Xhili, i cili u qëllua për vdekje aksidentalisht nga njëri prej dy bashkëpunëtorëve të tij, një shtetas bullgar.

Ngjarja ndodhi pranë një shkolle në Teverola, një fshat 20 km në veri të Napolit. Grabitësi bullgar qëlloi me armë, i gjendur papritur mes plumbave të të riut italian, objektivi i grabitjes së bashku me të fejuarën e tij.

Plumbat e pistoletës së 36-vjeçarit bullgar, Ivan Hristov Cvestomir rezultuan fatale për shqiptarin Aurel Xhili, ndërsa i shkaktuan plagë të riut italian. Dy grabitësit u larguan me vrap, duke braktisur në vendngjarje trupin e pajetë të shqiptarit.

36-vjeçari bullgar Cvestomir dhe bashkëpunëtori i tij italian, 25-vjeçari Klemente Çipresso u ndaluan disa orë pas ngjarjes. Rasti u zbulua pasi policia gjeti trupin e pajetë të shqiptarit dhe mori në pyetje të riun italian, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë për shkak të plagëve nga plumbat. Ngjarja ndodhi natën mes të enjtes dhe të premtes, por u deshën dy ditë që të zbardhej e plotë.

Tv Klan