Fatjon Muçës, 27 – vjeçarit nga Durrësi  që u arrestua  në Itali me 8 shtator të vitit  2014 pasi u kap me 35 kg heroinë i është ulur dënimi.

Dy ditë më parë Gjykata e Apelit të Venecias, reduktoi dënimin  nga 9 vjet e 8 muaj  dhe 200 mijë euro gjobe  në 8 vjet dhe 50,000 mijë euro gjobë për shkak të pranimit të fajësisë.

66666666666

Fatjon Muca dhe një minoren 17 – vjeçar u arrestuan nga karabinierët e Padovës pasi gjatë kontrollit të banesave të tyre u kapën me 35 kg heroinë të pastër (me çmim pakice vlen rreth 7 milion euro).

Në banesë u zbuluan edhe 60 kg substancë që shërbente për përzierjen e drogës. Shtëpia ishte kthyer në një laborator droge, ku kryhej përzjerja e heroinës së pastër si edhe ambalazhimi në pako 1 kilogram, por edhe në doza për përdorim personal, të gatshme për shitje.

Ishte një sinjalizim nga kolegët karabinierë të vendosur në Shqipëri, që shërbeu për fillimin e survejimit të bazës, ku strehohej ky laborator droge.

6666666666666666666666666

Heroina e pastër vinte  nga Turqia dhe Shqipëria dhe pastaj  shpërndahej   në tregun italian. Fatjon Muça rezultonte me rrogë të rregullt, arkëtuar edhe 4000 euro në javë për të siguruar  ruajtjen dhe përpunimin e sasisë së heroinës që periodikisht i ishte besuar.

Tv Klan