Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier ka nisur  procedimi penale në gjendje të lirë për shtetasin L.B, pasi akuzohet  për veprën penale “Kanosja e Gjyqtarit”.

Ngjarja:

Në muajin shtator 2017 shtetasi L.B, 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, ka dërguar një letër ankesë në autoritetet shtetërore ku nëpërmjet saj ka shprehur ankesën për një ngjarje të ndodhur në vitin 2012 ku si pasojë e një aksidenti, ka humbur jetën djali i tij 2 vjeçar.

Sipas këtij shtetasi, nuk janë kryer veprimet e duhura hetimore nga ana e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes. Në këtë letër ai ka kërcënuar me jetë Prokurorin e çështjes, shtetasin Ç.S. Pas kërcënimit Prokuroria ka nisur procedimin penal ndaj tij.

/tvklan.al