Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët gjatë natës rreth orës 02:45 në Tiranë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”.  Nga hetimet paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht tek njëra prej makinave që është në pronësi të qytetarit me iniciale E.L., e cila është djegur plotësisht.

Flakët janë përhapur dhe është djegur pjesërisht në pjesën e përparme edhe makina taksi në pronësi të G.Sh, që ka qenë e parkuar.

Grupi hetimor po punon për zbulimin dhe arrestimin e autorit të kësaj vepre penale.

/tvklan.al