I vjedhin automjetin dhe më pas i vendosin flakën. Sipas burimeve të policisë mësohet se ditën e martë rreth orës 20:30, në rrugën Vlorë-Llakatund, në vendin e quajtur ”Kthesa e Risilisë”, është konstatuar se një automjet tip ”BMW” me targa AA 724 ID, ka qenë duke u djegur plotësisht.

Nga verifikimi dhe hetimi i policisë ka rezulton se mjeti BMW ka lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.08.2017, ku në vendin e quajtur ”Shamongjin” në Mifol,  i është vjedhur makina nga persona ende të paidentifikuar 26 vjeçarit me inicialet A.V banues në Vlorë.

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve po vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.a