Miss Russia 2003 është preja e fundit e hakerave. Ditën e martë ambasadores së Kupës së Botës Rusi 2018, Victoria Lopyreva, i kanë vjedhur llogarinë në Instagram, nga i cili më pas janë shpërndarë disa foto nudo të disa vajzave dhe djemve.

Të dashur ndjekës, jam e shokuar dhe dërrmuar nga aktiviteti i paautorizuar që pashë në faqen time të Instagramit sot

”, tha Missi në një postim sqarues pas fotove të cilat u fshinë. Ajo tha se do të ndërmarrë aksion ligjor për këtë krim, ndërkohë që lutet të mos ndodhë sërish.

Unë do të resht së postuari derisa kjo situatë të jetë zgjidhur, për këtë ju kërkoj ndjesë.

Victoria Lopyreva është një prezantuese televizive, aktore, modele dhe bloggere e zgjedhur Miss Russia 2003. Ajo ka më shumë se 1.7 milionë ndjekës në Instagram dhe është ambasadorja zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2018 në Rusi.

/tvklan.al