Policia e Durrësit është vënë në aksion për të kapur një 27 – vjeçar, i cili akuzohet se ditën e djeshme i ka vjedhur një personi 60 mijë euro.

Burime zyrtare, bëjnë të ditur se 27 – vjeçari me iniciale K.O., rreth orës 00:20, në lagjen Nr.5 në Durrës, i ka vjedhur shumën e parave, 41 – vjeçarit, A.M. në mjetin tip Benz, me targa AA 609 BD.

Sipas policisë, të dy këta persona kanë qenë sëbashku në mjet, por kur 41 – vjeçari ka dalë për një moment nga makina, i riu ka përfituar nga situata për të kryer vjedhjen.  Sipas kallëzimit që 41-vjeçari ka bërë në polici, 60 000 eurot ishin marrë nga shoku i tij.

Aktualisht efektivët e Durrësit po punojnë për kapjen e 27 – vjeçarit./tvklan.al