Padyshim që kjo është një ndër festat e pagëzimit më të pazakonta dhe më të shtrenjat që mund të keni parë më parë.

Bëhet fjalë për foshnje të komunitetit rom, i cili u mbulua nga kartëmonedha 200 euroshe, në një ceremoni pagëzimi që kushtoi mbi 30 mijë euro.

Milan Krvel dhe Lenka Krvelova, nga qyteti Michalovce i Sllovakisë realizuan një festë të veçantë për pagëzimin e djalit të tyre Marcel.

Sipas mediave atje, i vogli ishte veshur në një kostum me vlerë mbi 700 euro.

Babai i tij, duke folur për mediat tha se të tre fëmijët e tij kishin patur festa të ngjashme për pagëzimin e tyre.

Ai nuk preferoi të tregojë shifrën që kishte shpenzuar për këtë festë, megjithatë sipas mediave ajo përllogaritet të jetë mbi 30 mijë euro.

Nga ana tjetër, edhe të ftuarit nuk e mbajtën dorën, pasi përveç dhuratave, ata hodhën kartëmonedha 50, 100 e 200 euroshe./tvklan.al