Ky është momenti kur një ekip xhenierësh çaktivizojnë 200 gramë tritoli, që u gjet poshtë makinës së Ermal Brahimajt në Vlorë.

44 – vjeçari i shpëtoi një atentati, pasi e pa pakon me eksploziv në momentin që do të hipte në makinën tip Mercedes fuoristradë për të dërguar vajzën e vogël në shkollë.

Ai njoftoi policinë dhe pakoja bombë u caktivizua nga një ekip xhenierësh që mbërritën nga Tirana.

Ky është rasti i tretë që Ermal Brahimaj u shpeton atentateve të ngjashme.

 44 – vjeçari është vëllai i Isuf Brahimajt, i cili u vra po me tritol në makinën e tij fuoristradë duke udhëtuar në rrugën Transballkanike, në Gusht të vitit 2014.

Në këtë ngjarje mbeti e plagosur një 19 – vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjetin, që u hodh në erë.

Dy vëllëzerit Brahimaj kanë qenë të dënuar për trafik droge në Belgjikë, Itali dheHollandë. Ata kishin ndërruar edhe identidetin e tyre dhe Ermal Brahimaj njihet gjithashtu edhe si Bashkim Brahimaj, Ermal Memo dhe Ermal Bajrami.

Sipas prokurorisë nga viti 2008 deri në vitin 2012, dy vëllezërit Brahimaj kanë trafikuar drogë nga Belgjika në Itali disa herë. Ata rezultojnë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykatat italiane për trafik drogë dhe pjesmarrje në organizatë kriminale.

Një muaj më parë Gjykata e Krimeve të Rënda konfiskoi hotelin e familjes Brahimaj në zonën e Ujit të Ftohtë. Prona ishte në emër të babait të vëllezërve Brahimaj, i cili nuk e justifkonte investimin prej 1 milion eurosh.

Tv Klan

///

I vunë tritol poshtë makinës, shpëton për mrekulli shoferi

Rreth rreth orës 08:00 para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia”, në vendin e quajtur “Rruga e Çipajve”, në pjesën e poshtme të shasisë së një automjeti është konstatuar një sasi e dyshuar me lëndë eksplozive.

Automjeti është në pronësi të Ermal Brahimajt, 44 vjeç, banues në Vlorë.

Pritet mbërritja e forcave Xheniere nga Tirana, të bëjnë të mundur çmontimin e eksplozivit pa pasoja shpërthyese. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes./tvklan.al