Një 55 – vjeçar ka përfunduar në pranga e efektivëve të Lezhës, pasi akuzohet se nga pakujdesia i ka vënë flakën linjës hekurudhore Lezhë – Shkodër, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Ai është Frrok Simoni, banues në Kallmet. Sipas policisë, Simoni dyshohet se në tokën në pronësi të tij, në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit.

Por zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje./tvklan.al