Evan Hill, një djalosh nga Zelanda e re kishte marrë nga bashkëmoshatarët e tij epitetin “dhëmbë-lepuri”, pasi dhëmbët e tij kishin një gjatësi jo të zakonshme dhe i sillnin një mospërshtatje të gojës.

Dhëmbët e tij ishin aq të mëdhenj sa ishte nuk mundte ta mbyllte dot gojën plotësisht.

Kur prindërit e tij shihnin dhimbjen e të birit vendosën ta vinin shtëpinë në hipotekë në mënyrë që të mund të paguanin operacionin kirurgjikal që kushtonte plot 100.000 dollarë.

Historia e djaloshit u bë hit në rrjetet sociale dhe njerëz nga e gjithë Zelanda e Re filluan të kontribuonin për operacionin e tij në shuma të ndryshme dhe totali e kaloi shumën e operacionit.

Evani e kreu operacionin me sukses dhe tanimë mund të qeshë normalisht pa u munduar t’i fshehë dhëmbët e tij.