Zlatan Ibrahimoviç kthehet në fushën e lojës pas 7 muajsh mungesë. Sulmuesi suedez e kaloi përfundimisht dëmtimin e rëndë dhe u aktivizua në minutën 77’ në takimin mes Manchester United dhe Newcastle. Ibrahimoviç hyri në fushë kur skuadra e tij po fitonte me rezultatin 4 – 1 dhe iu afruar golit të pestë në çastet e fundit të takimit.

Zlatan Ibrahimoviç:

Duhet të kthehesha të ndihmoja ekipin. Nuk jam i shqetësuar, po stërvitem shumë, po sakrifikoj”.

36-vjeçari deklaroi pak kohë më parë se do të largohet nga futbolli me trofe, duke treguar se synimi është triumfi në Premier League. Manchester United është në vendin e dytë 8 pikë larg rivalit kryesor Manchester City, por ka ende shumë javë deri në fund të kampionatit.

Tv Klan