MumajesiFenomeni që ka pushtuar gjithë rrjetet sociale në botë, “Ice Bucket Challenge” ka mbërritur edhe në Shqipëri. Tashmë nuk është moda për “Selfie” dhe “Belfie”, por VIPAT kanë shpikur një trend të ri, “Ice Bucket Challenge”.

I pari në Shqipëri është kantautori, Flori Mumajesi i cili nëpërmjet një video të postuar në kanalin Youtube ka nominuar Kryeministrin, Edi Rama, Elvana Gjatën, Arian Çanin, Libertën e Klan Kosovës etj.

Po çfarë është  “Ice Bucket Challenge”?

“Ice Bucket Challenge” është hedhja e një kove me uji të ftohtë në fytyrë. Ky fenomen ka lindur verën e vitit 2014 dhe është përhapur në të gjithë botën nëpërmjet rrjeteve sociale nga personazhet VIP me anë të një video amtore.

 

 

Rregulli i lojës:

Personi VIP përpara se të hedhë kovën e ujit të ftohtë në  fytyrë duhet të thotë disa emra të cilët do ta vazhdojnë ritualin brenda 24 orën duke paguar 10 euro për bamirësi për të prekurit nga ALS. Në të kundërt moralisht atyre që u përmendet emri nga miqtë nëpërmjet videos së postuar në youtube dhe nuk e kanë vazhduar ritualin duhet të paguajnë 100 euro po për bamirësi.

 

 

Bill Gate, Mark Zuckenberg, Christiano Ronaldo, Jenifer Lopes, Justin Timberlake, Rita Ora, Beyonce, Iggy Azzalea, Britney Spears, Eva Longoria, Calvin Harris, njerëz të pasur në mbarë botën janë prekur nga fenomeni “Ice Bucket Challenge”.

 

 

I pari që e nisi në Shqipëri duke hedhur një kovë më uji të ftohtë bashkë me miqte e tij në sheshin “Skëndërbej” është, Flori Mumajes duke nominuar disa pesonazhe VIP me në krye Kryeministri Edi Rama.

Duhet të presim nëse Rama do ta hedhë kovën me uji në fytyrë apo jo për të vazhduar ritualin VIP.

tvklan.al/ Edian Gjoni