Një kompani ka dizenjuar një pistoletë, e cila është e maskuar mirë, pasi ka pamjen e një smartphone. Ideal Conceal quhet pistoleta më e re, e cila pret së shpejti liçensën e aprovimit për të dalë në treg. Ajo është e përbërë nga dy tyta, është një pistoletë e kalibrit 380 me lazer, ka kamera sigurie dhe pamjen e një telefoni të zgjuar.

pisto 3

Dizajni i veçantë ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, po gjithashtu ka shkaktuar një debat të fortë në lidhje me kontributin e saj në shtimin e përdorimit të armëve të zjarrit.

Ajo që është shqetësuese është fakti që ngjan shumë me një telefon të vërtetë dhe mund të transportohet lehtësisht dhe njerëzit nuk do arrijnë ta kuptojnë rrezikun që u kanoset dhe mund të mbahet me vete gjithmonë, duke e rritur rrezikun e përdorimit të armëve të zjarrit”

, – u shpreh njëri prej kritikëve.

pisto 4

Kjo pistoletë mund të futet lehtësisht në xhep dhe pasi ju fikni butonin e sigurimit, ‘telefoni’ transformohet në një armë zjarri. Nëse patenta aprovohet, kjo pistoletë do të dalë në treg në mes të këtij viti./tvklan.al