Një 5-vjeçar i ka dhënë të gjitha dhuratat që ishin mbledhur në ditëlindjen e tij, për fëmijët me më pak fat.

Nathan Hill, i cili festoi ditëlindjen e tij më 28 Maj, vendosi për t’i dhënë dhuratat e tij, pasi e ëma i kishte thënë se aty pranë gjendeshin fëmijë që jetonin pa prindër.  Nathan Hill who has donated his birthday presents to children less fortunate than himself. See Centre Press story CPKIND: A big-hearted five-year-old has donated presents bought with his birthday money to children less fortunate than him. Nathan Hill, who celebrated his fifth birthday on May 28, after learning from mum Julie Innes after learning of children also living in the Edinburgh area his age living without parents. He chose cars, dolls, plastic dinosaurs and space hoppers for the children, which were handed over to Barnardo's Oxgangs donation centre on Friday. And Julie, 27, thought of the perfect way he could give back, taking him shopping for toys to donate to Barnardo's.

Ai përzgjodhi një seleksion makinash, kukullash, dinosaurësh plastikë dhe tollumbace, të cilat i ishin dorëzuar qendrës së dhurimit Barnardo në Oxgangs, Skoci, ditën e premte.

“Kjo ndodhi kur unë e vendosa atë një natë në shtrat. Ai më pyeti nëse ka fëmijë të cilët nuk kanë patur gjithçka që ai kishte. Nathan ishte me të vërtetë i mërzitur, kur unë isha duke i thënë atij në lidhje me disa fëmijë aty përreth, të cilët nuk janë rritur me prindër dhe ai dëshironte të bënte diçka për t’i ndihmuar ata”,

tha nëna e tij, Julie.

Nathan donte të dhuronte lodrat për fëmijët në Edinburgh që nuk kishin nënë ose baba, kështu që ne kontaktuam me qendrën “Barnado”në Skoci, pasi e dinim se ato ndihmojnë këta fëmijë jetimë.

nathan

Pas kësaj, Hawys Kilday, ndihmës drejtor i “Barnardo” në Edinburg, e falënderoi Nathan për dhurimin e tij.

“Është fantastike që Nathan hoqi dorë nga dhuratat e tij të ditëlindjes, për të ndihmuar fëmijët e tjerë,”

tha ai.

Bujaria e vogëlushit u bë inspirim për shumë nga miqtë dhe koleget e nënës së tij , pasi ajo postoi idenë e djalit të saj në Facebook./tvklan.al