1158545_630x354

Policia indoneziane ka identifikuar katër nga pesë autorët e sulmit të Xhakartës. Njëri prej tyre, Afif Sunakim ka qenë i dënuar me 7 vjet burg për pjesëmarrje në grupimet e militantëve.

Ndërkohë forcat indoneziane të antiterrorit kryen sot tre arrestime. Ata kanë marrë pjesë në disa inicidente por ende nuk është provuar nëse kanë lidhje me aktin terrorist të ditës së djeshme. Celulat e ISIS në Azinë juglindore përfshijnë Indonezinë, Malajzinë, Filipinet dhe vende të tjera, tha shefi i policisë së Xhakartës. Ai shtoi se eksremistët në Azinë juglindore janë në garë për të drejtuar rajonin, kësisoj po organizojnë sulme për të fituar statusin e liderit.

Xhakarta u sulmua nga terroristët të enjten në një nga zonat më të populluara të qytetit. Dy ekstremistë u vetëshpërthyen, ndërsa tre të tjerë u vranë nga policia. Akti terrorist u mor përsipër nga Shteti Islamik. Indonezia është vendi i 4 në planet për nga popullsia me rreth 255 milionë dhe ka numrin më të madh të myslimanëve në botë.

Tv Klan