Prokuroria franceze ka identifikuar personin e dytë, të përfshirë në vrasjen e priftit dhe në marrjen peng të një kishe në veri të Francës.

Sipas mediave vendase ai është Abdel Malik Petitjean, 19 vjeç. Më parë ishte identifikuar dhe atentatori i parë. Edhe ai ishte një i ri, 19-vjeçar, me emrin Adel Kermiche.

“Pas analizave të ADN, rezultoi se terroristi i dytë është indetifikuar si Abdel Malik Nabil Petitjean,” ka thënë një burim nga prokuroria e Parist, për mediat franceze.

Petitjean, ka qenë në listën e personave të shënjestruar si radikalist dhe ishte në kërkim nga policia, disa ditë përpara sulmit në kishë.

Dy personat u qëlluan nga policia në kishën e Saint-Etienne-du-Rouvray, ku ata vranë në mënyrë barbare me thikë priftin 86-vjeçar Jacques Hamel dhe morën peng 2 murgesha dhe disa besimtarë.

/tvklan.al