Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së martës në Laç, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur një 28-vjeçar nga Tirana.

Sipas burimeve zyrtare ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 në afërsi të një lokali. Autor i plagosjes dyshohet se është 22-vjeçari me iniciale M.T, banues në Laç, me precedentë të mëparshëm penal.

Shkak, sipas policisë është bërë një konflikt për motive të dobëta në një lokal mes të plagosurit dhe 22-vjeçarit i cili është shpallur në kërkim. / TV KLAN