Autori i dyshuar për shpërthimin në Nju Jork është Akayed Ullah, 27 vjeç.

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi një bombë shpërtheu në një platformë të metrosë në Manhattan.

Forcat policore të qytetit postuan në Twitter se shpërthimi ishte vendosur pranë terminalit të autobusëve të Autoritetit Portual.

Autori i dyshuar ka jetonte në SHBA prej shtatë vitesh dhe burimet policore thanë se ai ishte me origjinë nga Bangladeshi./tvklan.al