Pas rreth tre muajsh hetime policia dhe prokuroria kane zbardhur vrasjen dhe groposjen 36-vjeçarit, Vasil Biba, në periferi të Tiranës. Sipas Policisë autori i dyshuar i vrasjes është shtetasi Bledar Mneri 32 vjeç, për kapjen e të cilit janë angazhuar disa njësi special operacionale.

Nga hetimet dyshohet se motivi i kësaj vrasjeje ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe).

Mneri ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997.  Sipas policisë 32-vjeçari njihet si një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Vasil Biba u gjet i vrarë dhe i groposur  mesditën e 14 shkurtit në vendin e quajtur “Zabel”,  fshati Priskë në Dajt.

bledar mneri 1 ok

Vrasja e Vasil Bibës

36-vjeçari u qëllua me dy plumba pistolete 9 milimetër në kokë. Identifikimi i tij erdhi nga gjurmët e gishtave të kufomës, të cilat ishin të padëmtuara. Viktima rezulton një person me precedent penalë, i dënuar dy herë nga Gjykata gjatë vitit 2015, për fshehje të të ardhurave si administrator i një kompanie private dhe për drejtim të mjetit pa patentë. Për të dy veprat, ai ishte dënuar me dy vjet burg, por për shkak të gjykimit në gjendje të lirë ishte fshehur dhe rezultonte i shpallur në kërkim. Ai po hetohej edhe për disa kontrata fiktive në shitjen e disa apartamenteve në Tiranë.

Kush është Bledar Mneri?

Në maj të 2014 ai ka dalë nga burgu, pasi përfitoi nga amnistia. Bledar Mneri ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasje. Mneri vrau në 1997 një efektiv policie në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ai u arrestua dhe vuajti pjesën më të madhe të dënimit./

tvklan.al