Policia e Korçës njoftoi të premten se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Burgalec.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 31 – vjeçari me iniciale L.R, banues në fshatin Podgorie – Maliq. Sipas policisë 31 – vjeçari dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar dy herë me armë gjahu në drejtim të banesës së 38 – vjeçarit Valis Firaj.

Ky i fundit ka marrë dëmtime në pjesën e përparme të trupit dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Mbi 31-vjeçarin e shpallur në kërkim rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë, si dhe të prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve të gjuetisë dhe sportive./tvklan.al