fadili

 

Kamikazi 28 vjeçar, që vrau 10 turistë gjermanë në sheshin SulltanAhmet në qendër të Stambollit, ishte rregjistruar si emigrant, por nuk ishte i përfshirë në listën e militantëve të dyshuar.

Ky detaj u konfirmua nga Ministri i brendshëm turk Efkan Ala, gjatë konferencës të përbashkët për shtyp me homologun gjerman, Tomas de Maiziere. Gazeta “Haberturk” publikoi pamjet e kamikazit në një zyrë për rregjistrimin e emigrantëve me 5 Janar. Sipas disa mediave turke 28 – vjeçari, i lindur në Arabinë Saudite, që kishte hyrë në Turqi nga Siria, quhet Nabil Fadli.

Rreth 60 të dyshuar u arrestuan në disa operacione të policisë turke në Ankara, Kilis Sanluurfa, Mersin dhe Adana. Tre prej dhjetëra të arrestuarve janë shtetas rusë. Ata u ndaluan në qytetin e Antalias dhe dyshohet se kanë qenë në kontakt me luftëtarët e Shtetit Islamik.

Policët i sekuestruan dokumente dhe armë.  Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se tre persona e arrestuar janë shtetas ruse, por  nuk është ende e qartë nëse kanë lidhje me sulmin kamikaz në Stamboll, për të cilin nuk ka ende përgjegjes.Qeveria turke akuzohet për ngathtësi përballë Shtetit Islamik, duke u përqëndruar më shumë në betejën kundër rebelëve kurdë.

Ministri i Brendshëm gjerman, Tomas De Maiziere, që vizitoi vendin ku ndodhi shpërthimi, tha se nuk ka asnjë fakt që na bën të besojmë se në shenjestër të sulmit janë shtetas gjerman.

Tv Klan