ifcKonfederata e Industrive shpreh shqetësimin e saj për rritjen në pothuaj 25% të masës së kredive të “këqija”  që shënon nivelin më të lartë historik në vite.

Sipas saj janë mbi 1 miliard euro kredi problematike, gjysma e tyre të raportuara në 6 mujorin e 1 të vitit 2014.

Konfindustria thotë se ky nivel është nje pengese serioze për zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

Ajo vlerësn se poozita monopol e sistemit bankar në tregun financiar të vendit sëbashku me paaftësinë e politikave qeveritare për arritjen e shkallës së duhur të konkurencës brenda vetë tregut bankar, janë shkaqet kryesore të gjendjes së pakënaqshme të deritashme.

Tv Klan