Për Veronën dhe Melise ishte hera e dytë që në mbrëmjet gjysmëfinale, katër anëtarët e jurisë i çuan në sfidat e drejtpërdrejta, pas konkurimit individual. Përballja e parë ishte mes Veronës dhe Borenës.

Duelin e fitoi Borena. Për Veronën ishte ndalesa e fundit.

Këndimi i dytë ishte mes Livias dhe Melisës.

Performancat e dy vajzave u gjykuan të barabarta.

Në nisje të natës së shtatë, të shtunën e ardhshme, juria do të vendosë për fituesen mes dy vajzave. 16 janë gjenitë e vegjël ende në garë. Formula e skualifikimit në këtë fazë të spektaklit ndryshon. Në sfidë do të shohim vetëm një duel, pra vetëm një nga konkurentet do të ndërpresë garën për të mbërritur deri ne finale me tetë zërat më të mirë të “Gjeniut të Vogël 7”.

Enkelejda Mema/Tv Klan