Në asnjë çast të jetës, edhe kur gjendja e tij shëndetësore po përkeqësohej, Rexhep Çeliku, nuk hoqi dorë nga vallja. Mjeshtri i la lamtumirën Ansamblit të Valleve dhe Këngëve Popullore në moshën 63-vjeçare.

Duartrokitjet e fundit i morri në 60 vite histori të institucionit ku për pesë dekada ai kërceu. Si solist të fundit valle që udhëhoqi dhe që identifikohet me portretin dhe mjeshtërinë e tij ishte “Luftëtarët e Lirisë”.

Për gjithë angazhimin e tij në përçimin e vlerave kombëtare, Presidenti i Republikës, Ilir Meta pak ditë më parë e quajti “Nderi i Kombit”. Rexhep Çeliku ishte aty për të tërhequr të fundit dekoratë.

Ishte koreografi Panajot Kanaçi që zbuloi talentin Rexhep Çeliku, teksa ai punonte në ndërtim pas Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pasi kreu kursin e valltarëve, kërceu krah një tjetër ikone të valles, Besim Zekthi, Rexhep Çeliku u shndërrua në valltarin fluturues, siç e quan studiuesi Dedin Suli, në monografinë për artistin.

https://www.youtube.com//embed/K1AajFVIzBM

Në repertorin artistik të Rexhep Çelikut numërohen 8 mijë shfaqje e mbi 30 mijë role si solist dhe jo, me shfaqje brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Nderimet e fundit valltarit do t’i jepen në paraditen e së Shtunës, në Muzeun Historik Kombëtar.

Tv Klan