“Janë shqiptare, rekrutuesit e xhihadistëve të Shtetit Islamik në Itali”. Gazeta italiane “Il Tempo”, duke i’u referuar hetimeve të Anti-Terorrizmit, shkruan se është zbuluar edhe qendra e rekrutimit, që ndodhet në një qytet buzë Adriaktikut, ose pika e lidhjes mes Italisë dhe vendeve të Ballkanit.

Disa burime i thanë gazetës italiane se “Shtetit Islamik kërkon përmes shqiptarëve, maqedonasve, kosovarëve, serbëve dhe malazezëve që jetojnë në Itali, të gjejnë rekrutues të rinj, që mund të indoktrinojnë xhihadistët dhe t’i dërgojnë ata në Siri”.

Një nga kriteret që rekrutuesit përmbushin është njohja e shkëlqyer e gjuhës italiane. Janë rreth 20 celulat terroriste aktive në disa vende të Ballkanit dhe që kanë lidhje me Italinë, për të afruar luftëtarë të huaj me destinacion Sirinë.

Në muajin janar, “Il Tempo” raportoi për hetimet mbi të ashtuquajturin “zinxhiri i Ballkanit”  që i referoheshin një grupi shqiptarësh dhe kosovarësh me banim në Itali, me lidhje të forta në vendet e origjinës, që rekrutonin vullnetarë përmes rrugës së Ballkanit, Italisë, Greqisë, Turqisë dhe Sirisë.

Baza e grupit Salafist ndodhej në Romë, Siena, Luka dhe Milano. Por tashmë hetimet janë zgjeruar edhe në qytetet buzë detit Adriatik.

Tv Klan