Parlamenti ka votuar në raundin e 4 që kryeparlamentari Ilir Meta të jetë Kreu i Ri i Shtetit, me 87 vota pro dhe vetëm me 2 votat kundra të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit.

Gjovalin Kadeli për arsye shëndetësore dhe Tom Doshi pa arsye ishin të vetmit deputetet të shumicës që munguan në votim, veç opozitës  karriget bosh të së cilës për disa minuta gjatë votimit u mbushen me anëtare të kabinetit qeveritar, ku u vu re se kryeministri Edi Rames për rastësi apo me zgjedhje i qëlloi të ulej ne karrigen e liderit historik te opozitës ish kryeministrit Berisha.

Presidenti i sapozgjedhur  veç falënderimeve theksoi se arsye qe pranoi te marre përsipër peshën e postit të Kreut të Shtetit ishte dhe bojkoti i opozitës, ndërsa ashtu sic i takon një presidenti kërkoi qe palët politike dhe qytetarët shqiptare të angazhohen për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës në mënyrë që skenarë si ai i Maqedonisë të mos të shfaqen edhe në Shqipëri.

Pas zgjedhjes se president pritet te shihet se çfarë do të bëjë Ilir Meta me detyrën e kryetarit të LSI dhe atë të kreut të Kuvendit, pasi kushtetuta jonë nuk ka të përcaktuar në mënyre eksplicite periudhën që pason momentin nga zgjedhje deri në betimin si President.

Tv Klan