Ish-kryetari i LSI dhe Presidenti i zgjedhur i Republikës Ilir Meta ka mbërritur në Lezhë pas incidentit të armatosur që ndodhi mes simpatizantëve të PS dhe atyre të LSI në Shëngjin, ku mbeti i plagosur një i ri.

Duke folur për gazetarët, Meta tha se ka shkuar në Lezhë me të gjithë eskortën e tij për të mbrojtur votën e qytetarëve.

 “Kam ardhur në Lezhë me gjithë eskortën. Kam ardhur për të mbrojtur votën e lezhjanëve”

, tha Ilir Meta.

/tvklan.al