Ilir Meta do të jetë Presidenti i 7 -të i Republikës së Shqipërisë.

Me 87 vota pro dhe 2 kundër, Kuvendi votoi kandidaturën e Metës, në raundin e katërt të mbajtur për zgjedhjen e Presidentit.

Vendimi unanim për kandidaturën e kreut të LSI-së u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, një ditë pas mbështetjes që dha kryesia e kësaj force politike për Ilir Metën, ndonëse formalisht shqyrtoi së bashku me kandidaturën e tij edhe atë të Ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili.

Deputetëve socialistë në mbledhjen e Grupit Parlamentar iu kërkua nga Kryeministri Edi Rama që të ishin të gjithë prezentë në seancën e plenare të orës 17.00, ku votimi ishte thjeshtë një çështje formale.

Mbështetjen për kandidaturën e Metës si President e kanë dhënë edhe çamët e PDIU-së së Shpëtim Idrizit.

Meta do të ulet në karrigen e kreut të shtetit më 24 Korrik./tvklan.al