Ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizi.

Takimi mes Metës dhe Idrizit është zhvilluar në selinë e LSI-së, raporton ABC News. I pranishëm në takim ka qenë edhe kryetari i LSI Petrit Vasili.

Meta-Idrizi kanë biseduar me njëri-tjetrin për rreth 30 minuta. Mendohet se temë e diskutimit ka qenë situata politike përpara zgjedhjeve të 25 qershorit./

tvklan.al