Ciro Immobile do të jetë një rrezik i vazhdueshëm për portën e Shqipërisë. Sulmuesi i Lazios po kalon një periudhë të mirë me skuadrën e tij. Immobile edhe pse ka shënuar 23 gola këtë sezon nga të cilët 4 me përfaqësuesen e shikon të vështirë përballjen me skuadrën e De Biasi.

Ciro Immobile (Futbollist i Italisë): Po e studiojmë Shqipërinë. E dimë që është një ekip që vjen nga Europiani, një ekip që ka vlera, që është stërvitur mirë dhe nuk mund ta quaj një shëtitje. Strakosha më ka thënë që të na e bëjnë të vështirë. Do të luajmë ndaj një ekipi që do të mbrojë rezultatin me të gjitha mënyrat.

Trajneri Ventura mund të luajë me shumë sulmues përballë kuqezinjve për të kërkuar suksesin. Fitorja e Shqipërinë vlerësohet si një mundësi për të rivalizuar Spanjën, ekipi që kryeson grupin falë golavarazhit. Një lajm i mirë për rivalët është është stërvitja edhe pse vetëm e Bonucci, i cili u ndal të martën nga një gjendje gripale.

Tv Klan