Shërbesa Baritore në Katedralen e Shën Palit shënoi fillimin e misionit zyrtar të Imzot Xhorxh Frendo, si Arqipeshkv i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë – Durrës. 

Sipas Kanoneve Liturgjike, ai u prit në hyrje të Katedrales nga Kolegji Konsultoreve, që ka udhëhequr Dioqezën në kohën kur nuk kishte Ipeshkv.

Dekreti i emërimit të Imzot Xhorxh Fendo si Ipeshkv u lexua në Latinisht dhe Shqip.

Në cilësinë e Ipeshkvit të ri, Imzot Xhorxh Frendo iu drejtua me mesazhe çdo kategorie. Të parët ishin meshtarët, të cilëve u kërkoi të vlerësojnë thjeshtësinë. Ndërsa prej të u bëri apel të mos largohen nga Shqipëria. Edhe politikës ju drejtua me një mesazh.

Në meshë, përveç besimtarëve ishin të pranishme edhe hierarkë të Kishës Katolike në Kosovë, Mal të Zi dhe nga vende të tjera, si Italia apo Malta.

Tv Klan