Tre vite pas vetëvrasjes së arkitektit Agron Jano, fragmente kohore të koleksionit kryesisht në vizatim përbëjnë këtë prezantim “In memoriam”. 53 krijime që dëshmojnë dy cikle të tij.

Përveç qasjes së tij në arkitekturë, ekspozita thekson rëndësinë e vizatimit gjatë procesit të projektimit. Një element të cilin e ndesh thuajse para çdo objekti të skicuar është një çift.

Në “Retrospektivë Vizatmi” e hapur në Galerinë Kombëtare të Arteve prezantohen edhe disa nga shprehitë e fundit artistike të Agron Janos. Ai i dha fund jetës në Marsin e 2013 në moshën 59-vjeçare. Ish kryetari i shoqatës së arkitektëve dhe ish pedagog i projektimit arkitektonik, lëvronte edhe pikturën me disa ekspozita në Itali dhe Shqipëri.

Tv Klan