Stadiumi “Loro Boriçi”, në Shkodër, hapi dyert për Kombëtaren, pas rindërtimit të plotë, që kushtoi 2.2 miliardë lekë. Stadiumi ka kapacitet mbi 16 mijë vende, pistë atletike e standardeve olimpike me 8 korsi, ambiente për mjekët dhe antidopingun dhe hyrja e sportdashësve është e automatizuar.

Nën shkallët e tij ka ambiente për stërvitje të disiplina të tjera sportive, si atletika, mundja, boksi, ping-pongu etj..

Kryeministri Edi Rama inspektoi hapësirat e reja sportive, ndërsa gjatë kësaj ceremonie pati dhe një përplasje me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën. Ëndrra për ndërtimin e stadiumit u bë realitet. Nuk ka nevojë për fjalë. Me fjalë merren ata që e kanë zakon

“, ka deklaruar Rama.

Rama nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Nuk mund të prish ndërtimet me leje. Mund të prish tregun, por jo banesat

“, i është drejtuar kryeministrit, kryebashkiakja e Shkodrës. “Loro Boriçi” do të mirëpresë edhe ndeshjet Ekipit Kombëtar në kompeticionet europiane e botërore./tvklan.al