siguria

Teksa në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, diskutohej për buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror dy deputetë, Piro Lutaj i Partisë socialiste dhe Asllan Dogjani i Partisë Demokratike u konfrontuan fizikisht me njëri – tjetrin. Tonet e larta dhe zhurmat që depërtuan nga mbledhja që u zhvillua me dyer të mbyllura treguan qartë se mes deputetëve pati një përballje fizike.

Pasi larguan mediat nga korridoret, oficerët e gardës në shërbim pranë Kuvendit u futën në sallë për të qetësuar situatën. Asllan Dogjani u largua nga mbledhja ndërsa në përfundim të saj Pirro Lutaj deshi të sqarojë që mes tyre debati ishte brenda normave.

Në një situatë delikate sa i përket sigurisë, për opozitën buxheti i SHISH nuk mjafton për të kryer as detyrat e përditshme.

Mësohet se përfaqësuesit e SHISH kanë kërkuar më shumë mbështetje financiare për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Tv Klan