MH177 ditë pas rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines në territorin ukrianas ka ende paqartësi se kush është përgjegjës për humbjen e 298 jetëve të pafajshme.

Për të mbërritur në këtë përfundim, ligji ndërkombëtar ka përcaktuar Gjykatën e Drejtësisë në Hagë si organin e vetëm që do të përcaktonte përgjegjësit e kësaj tragjedie dhe rrjedhimisht, ata që duhet të kompensojnë finaciarisht të dëmtuarit.

Dhe për të paraqitur një çështje në këtë Gjykatë, e perditshmja Huffington Post shkruan se mund të mbështeten te precedent i ngjarjes në Kanalin e Korfuzit pas Luftës së Dytë Botërore, kur Shqipëria u deklarua fajtore për mbytjen e anijeve ushtrake britanike dhe vrasjen e dhjetëra marinarëve.

Holanda, Australia, apo Britania – vende nga të cilat ishin shumica e pasagjerëve të fluturimit MH17 – mund të kërkojnë nga Gjykata dënimin e Ukrainës, në rast se vërtetohet se forcat e saj ushtarake ishin përgjegjëse për rrëzimin e avionit.

Nga ana tjetër, ky shtet mund të jetë sërisht përgjegjëse dhe nëse nuk kanë qëlluar forcat e tij, sepse ka dijeni për rrezikun ndaj civilëve dhe ka dështuar të informojë vendet e tjera për situatën.

Ndërsa kazusi i tretë dhe më i vështiri, është ai nëse mund të dënohet Rusia, në rast se vërtetohet se përgjegjësit e tragjedisë janë separatistët, të cilët janë armatosur dhe trajnuar nga Moska.

Për të mbërritur në këtë përfundim, paditësit mund të përdorin precedentin e dënimit të Shteteve të Bashkuara, që u shpallën fajtor në konfliktin në Nigaragua, pasi kishin armatosur rrebelët Kontra kundër qeverisë së ligjshme të këtij shteti amerikano-qëndror.

Ndërkaq, kanë mbërritur në Holandë nga Harkovi i Ukrainës trupat e parë të viktimave të tragjedisë të cilët do t’i nënshtrohen procesit të identifikimit nëpërmjet analizës së AND.

Po ashtu, në Farnbro të Britanisë mbërritën kutitë e zeza të Boingut të Malaysia Airlines të cilat do të ekzaminohen nga ekspertët ushtrakë të këtij vendi.

Tv Klan