Një fëmijë 5 vjeç ka humbur jetën në një incident tragjik që ndodhi në shtëpinë e gjyshërve të tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerven të Fierit. Fëmija 5 vjeç ishte duke luajtur në oborr me një karrocë kuajsh.

Por, aksidentalisht karroca u përmbys duke zënë poshtë fëmijën. I mituri u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Policia thotë se 5-vjeçari ishte nga fshati Panaja i Vlorës dhe kishte shkuar për pushime tek gjyshi i tij.

/tvklan.al