Të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një mbikalimi në ndërtim, në Kalkuta, në lindje të Indisë. Mediat e huaja njoftojnë se, fatkeqësisht bilanci i viktimave mund të rritet, pasi të paktën 70 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

An overpass collapsed near the Indian city of Kolkata, killing several people and leaving dozens missing, authorities said.

Ngjarja ndodhi pranë Girish Park, një prej zonave më të populluara të qytetit. Blloku gjigant i çelikut ra në një rrugë plot me njerëz e me biznese.

Mbikalimi i gjatë 2 km, ka nisur të ndërtohet që prej vitit 2009 dhe i kishte kaluar disa herë afatet e punimeve. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj fatkeqësie, por kompania e ndërtimit u shpreh se do të ndihmojë hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan