Një turist rus ka humbur jetën në një zonë të njohur turistike në Indonezi, pasi u kafshua nga një krokodil.

Trupi i Sergey Lykhvar u gjet të enjten në ishujt Raja Ampat, në Perëndim të provincës së Papuas, 4 ditë pasi ishte shpallur në kërkim.

Autoritetet thanë se panë një krokodil të madh të ujërave të kripura që qëndronte pranë trupit të turistit të ndjerë, në momentin që e gjetën.

“Besojmë se Lykhvar është vrarë nga një krokodil për shkak të pjesëve të trupit që mungojnë dhe plagëve”,

deklaroi policia lokale.

37 – vjeçari zakonisht shkonte për zhytje me miqtë e tij dhe një guidë turistike, por këtë herë ai vendosi të futej vetëm në ujë.

Arqipelagu indonezian është shtëpi për një gamë të gjerë kafshësh ekzotike, përfshirë disa lloje krokodilësh.

Vdekjet nga këta të fundit nuk janë të pazakonta në Indonezi, por është e rrallë që një turist i huaj të humbë jetën prej tyre. /tvklan.al