Në muajin Shkurt 2016 është shënuar rritja më e ulët historike e çmimeve e më shumë se 10 viteve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, inflacioni iu afrua zeros duke shënuar 0.2%  muajin e kaluar  0,2 përqind nga 2.3%, që ishte një vit më parë.

Ekonomia shqiptare, sipas shpjegimit të ekspertëve në këtë mënyrë rrezikohet nga deflacioni, një tregues i  pakësimit të parave në qarkullim në krahasim më të mirat materiale dhe shërbimet e ofruara.

Objektivi i Bankës së Shqipërisë për nivelin e inflacionit është 3%, ndërsa inflacioni drejt zeros, siç është në rastin konkret, për ekspertët tregon për një rënie të konsumit dhe ulje të çmimeve të disa artikujve në tregun ndërkombëtar, të tilla si nafta.

Në muajin Shkurt të këtij viti, çmimet e konsumit sipas INSTAT janë rritur 1,3 % më pak se vitin e kaluar.

Sipas INSTAT, ritmi më i ulët i rritjes së çmimeve në grupin e ushqimeve është ndikuar kryesisht nga ndryshimi i çmimeve në nëngrupin e zarzavateve. Në muajin, Shkurt të këtij viti çmimet e kësaj kategorie, thotë INSTAT, u rritën 10.3% më pak se viti i kaluar.

Tv Klan