Duke filluar nga sot inspektorët e punës do të kryejnë çdo kontroll nëpërmjet sistemit online. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, thotë se ky sistem do të sjell më shumë transparence dhe do të shmang çdo abuzim.

Ministri i Mirëqenies Sociale ka marrë në analizë dhe punën e bërë gjatë këtij viti nga inspektorët.

Sipas tij, në 2016 janë shënuar 400 mijë vende pune më shumë të inspektuara krahasuar me një vit më parë. Sakaq ai pohoi se janë evidentuar mbi 100 subjekte pa licencë./ TV KLAN