Tashmë nuk do na duhet të konsumojmë më ofertën e smartphone-t tonë për të naviguar në Instagram.

Kompania prestigjioze ka bërë të ditur se të gjithë përdoruesit e aplikacionit shumë popullor do të mund të shikojnë foto nga celulari i tyre edhe kur nuk kanë akses në një zonë Wi-Fi.

Ju do të mund të shikoni materiale të cilat i keni shkarkuar, të ruani postime, të bëni “Like”, të komentoni në foto, apo edhe të bëni “unfollow”.