Instagram po teston një opsion të ri i cili do të ndikojë në suksesin e aplikacionit. Opsioni i ri ka të bëjë me abonimin me pagesë për të parë postimet e llogarive publike në Instagram.

Testimi fillimisht ka nisur në SHBA, kur rreth 10 krijues të ndryshëm përfshirë këtu basketbollist, astrolog, influncer do të shohin ecurinë e llogarive të tyre bazuar në këtë. Këtu përfshihen story dhe lidhje live ekskluzive për fansat dhe ndjekësit e tyre. Pagesa do të jetë mujore dhe varion nga $0.99-99.99$. Ndërkohë që krijuesit do të kënë përveç tikut blu dhe një tik ngjyrë lejla i cili tregon për krijimet me pagesë.

Themeluesi i Meta, kompanisë që ka në zotërim dhe Instagram u shpreh: ‘’Jam i lumtur të krijoj funksione specifikisht që paguajnë krijuesit për punën e tyre kreative dhe ta vendos në përdorim dhe për krijues të tjerë.’’

Instagram dhe Facebook nuk janë aplikacionet e vetme në testimin e këtij funskioni dhe platforma Twitter ka prezantuar opsinion e ngjashëm ‘’Super Follows’’./tvklan.al